Sporti

Kosova e pafat ndaj Rumanisë, barazon pa gola në “Fadil Vokrri”

06/16/2023 22:43
nga:E K

Kosova nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë sot ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” luajtën baras me rezultat 0-0 në një ndeshje që në pjesën e dytë kishte iniciativë të plotë nga ana e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Edon Zhegrova arriti që të tund portën e Rumanisë në minutën e 69’të me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR.

Në anën tjetër në grupin I, Izraeli dhe Zvicra fituan ndaj Bjellorusisë dhe Andorrës me rezultate të njëjta 2-1.

/GazetaBlic Sport/