Sporti

Kosova e nis mbarë në “Ligën e Kombeve”, mposht Qipron në udhëtim

06/02/2022 19:52
nga:E K

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.

Dardanët arritën fitore solide në udhëtim me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 0-0, kurse Kosova nuk tregoi shumë me vetëm 2 goditje në drejtim të portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë Kosova u “ngjall” dhe krijoi më shumë raste shënimi, duke arritur kështu edhe të shënojnë golat e epërsisë.

I pari që e nisi serinë e golave ishte Valon Berisha me një supergol nga distanca pas asistimit të Muriqit në minutën e 65’të të takimit.

Edon Zhegrova ishte ai që i dha qetësinë “Dardanëve” me golin e tij, pas një solo aksioni në zonën e kundërshtarëve ku edhe shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 77’të të takimit.

Me këtë rezultat Kosova mërr kreun e grupit të dytë të Ligës C në “Nations League” me 3 pikë.

Kundërshtarët e tjerë të Kosovës në këtë grup janë Greqia dhe Irlanda Veriore, kurse ndeshjen tjetër skuadra e drejtuar nga Giresse do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/GazetaBlic Sport/