Lajme

Kosova e fundit në rajon për vaksinat e ardhura për 100 banorë të moshës mbi 18-vjeçare

05/22/2021 20:02
nga:M K

Adi Ćerimagić, analist në Iniciativën për Stabilitet Evropian (ESI) ka treguar se sa vaksina për 100 banorë të moshës mbi 18-vjeçare kanë ardhur në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Deri tash në shtetet e Ballkanit sipas tij kanë ardhur mesatarisht 49 vaksina për 100 persona mbi moshën 18-vjeçare.

E nga dozat për këtë kategori, në Kosovë kanë ardhur vetëm pesë vaksina për 100 persona.

Hungaria ka marrë më së shumti vaksina ndër shtetet e Ballkanit, me 123 sosh. Pas saj vjen Serbia me 90. Mali i Zi me 60. Bullgaria me 42. Shqipëria me 31. Bosnja dhe Hercegovina me 19. E parafundit vjen Maqedonia me 17 sosh.

LEXO EDHE:

Mediumi serb: SHBA’të po bëjnë presion mbi Greqinë që ta njohë Kosovën para rifillimit të dialogut