Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, sot në orën 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim luhet në ‘AEK Arena’, kurse drejtësinë në ndeshje e ndan Jerome Brisard. Irlanda e Veriut dhe Greqia, janë dy kundërshtarët e tjerë brenda grupit.

/GazetaBlic Sport/


