Lajme

“Kosova duhet t’i thotë “PO” propozimit evropian në mënyrë që të shkohet drejt marrëveshjes finale”

02/25/2023 18:37
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Raci, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar takimin e së hënes që pritet të mbahet ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Raci ka theksuar se është pozitiv fakti që të dy shtetet po kthehen në tavolinen e bisedime.

Tutje Raci u shpreh se Kosova duhet t’i thotë po propozimit evropian në mënyrë që të ecet tutje drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Eshtë mirë që të dy shtetet po rikthen në tavolinë pas një periudhe të gjatë kohore dhe  një përplasje mediale që kanë patur njëra ndaj tjetrës. Serbia vitin e kaluar e kërcënoi edhe ushtarakisht Kosovën por përsëri u detyrua të rikthehet në tryezën e bisedimeve. Jemi në një fazë kritike për të arritur marrëveshjen e propozuar sipas planit franko-gjerman dhe miratuar nga Bashkimi Evropian. Eshtë me rëndësi që i gjithë komuniteti ndërkombëtar janë pjesë e grupit të kontaktit  do të jenë garantues të marrëveshjes sepse ne e njohim Serbinë se ajo është e njohur për moszbatim të obligimeve që ka marrë në kaudër të dialogut prej vitit 2011 e këtej.Kosova duhet t’i thotë po këtij propozimi në mënyrë që pastaj të ecim tutje drejt arritjes së marrëveshjes së përgjithshme e cila pritet të jetë atëherë kur Kosova dhe Serbia do të jenë agti për t’u bërë anëtare të Bashkimi Evropian” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”

Gazmir Raci, Analist

Edhe analisti, Arbnor Sadiku, takimin e së hënes po e sheh si të një rëndësie shumë të madhe për faktin se do t’i jepet formë procesit deri tek marrëveshja.

Sadiku tha për “Gazeta Blic” se do të ishte me pasoja negative nëse ky takim dështon.

“Besoj që përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe faktorit ndërkombëtar janë që me këtë takim, në njëfarë forme të formalizohet dialogu rreth planit final të propozuar, franko-gjerman apo evropian. Ky takim, besoj që do t’i japë formë procesit deri te marrëveshja. Do të jetë shumë keq nëse dështon, nëse acarohen marrëdhëniet, nëse nuk ecë ashtu siç është paraparë. Por, do të jetë një hyrje në procesin intensiv për një marrëveshje finale. Palët nuk do të kenë më shumë “po” për këtë marrëveshje, nuk do të kenë më shumë miratim, më shumë përkrahje për këtë plan, sesa kaq sa kanë dhënë. Tash i mbetet faktorit ndërkombëtar t’i bëjë hapat e duhur, sekuencimin e duhur, veprimet e duhura, që në formën klasike të ndërmjetësimit dhe jo vetëm të lehtësimit, t’u mundësojë palëve të arrijnë një pajtim final për një marrëveshje, e cila do të nënshkruhet” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”


Arbnor Sadiku, Analist

Ditë më parë nga Bashkimi Evropian njoftuan lidhur me takimin e radhës Prishtinë-Beograd, takim i cili do të fokusohet në propzomin franko-gjerman.

“Të hënën me 27 shkurt Përfaqësuesi i lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit, Josep Borrell do të organizojë një takim në nivel të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të dialogut” u tha në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS).

Një lajm të tillë pak ditë më vonë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, por pa dhënë shumë detaje lidhje me takimin

“Takimi i radhës në Bruksel, që do të mbahet të hënën e javës së ardhshme, do të jetë i përqëndruar në propozimin evropian”, deklaroi Kryeziu për Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

 

BE: Kurti e Vuçiqi takohen më 27 shkurt

Qeveria jep detaje për takimin e 27 shkurtit, Kurti-Vuçiq në Bruksel