Lajme

“Kosova duhet ta zgjidhë urgjentisht çështjen e Veriut në tavolinën e bisedimeve”- Sonte i ftuar në Blic Interview publicisti, Ben Blushi!

12/15/2023 16:41
nga:Y I

Sonte i ftuar në Blic Interview është publicisti dhe shkrimtari nga Shqipëria, Ben Blushi.

Blushi flet më gjerësisht rreth librit të tij më të fundit “Komploti” dhe ngjarjeve që zhvillohen aty.

Ai foli edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe zhvillimet në Veri të vendit.

Shkrimtari Blushi tha se Kosova duhet ta zgjidhë urgjentisht çështjen e veriut, përpara zgjedhjeve të reja në SHBA.

Ish-politikani Blushi foli edhe për emigrimin masiv që ka prekur Shqipërinë, fenomen i cili tha se do ta prekë edhe Kosovën.

Për këto dhe shumë tema të tjera ju ftoj të ndiqni intervistën e plotë të publicistit dhe shkrimtarit, Blushi, në ora 21:30 në RTV Dukagjini .

/Gazeta Blic/