Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Hungarisë dhe Kosovës.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Dardanët’ kanë dhuruar paraqitje fantastike gjatë 45 minutave të parë, duke dominuar absolutisht një kombëtre të fortë siç është kjo e Hungarisë.
Edon Zhegrova kishte një nga rastet më të mira, duke goditur nga distanca, me topin që u bllokua në momentet e fundit nga mbrojtësi kundërshtar.
Përgjithësisht, një paraqitje shumë pozitive e Kosovës deri më tash, duke shpresuar që kjo gjë që të vazhdojë edhe në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/