Lamtumirë epoka e komfortit, bota po ndryshon dramatikisht. Arkitektura e sigurisë që kishim dhe gëzuam e përfituam gjatë nuk është më, kemi një realitet të ri.
Aleancat historike mbi të cilat funksionoj bota, nuk duket se janë më aty. Intereset e njejëhershme po dominojnë diplomacinë. Mosdurimi.
A është Kosova gati për botën e re? A do të di Kosova të sillet dhe navigoj me rregullat e reja të sigurisë globale që po instalohen? Nuk do të ketë më mbështetje falas.
E as konsultime të gjata dhe lutje. Realiteti i ri global është i pamëshirshëm dhe brutal.
Ndoshta kemi kaluar në javën dhe periudhën më me ndikim në 25 vitet e fundit, globalisht. Ajo çfarë kemi parë sugjeron që aleancat historike, që kanë ekzistuar, mund të mos jenë më të sigurta apo të vlefshme si dikur.
Bazamentet mbi të cilat NATO intervenoi në 1999 për të sjellë lirinë e Kosovës ndoshta nuk janë më aty. Kanë ndryshuar edhe konstelacionet dhe përkrahja ndërkombëtare mbi të cilën u shpall pavarësia e koordinuar e Kosovës në 2008.
Arkitektura globale e sigurisë, mbi të cilën Kosova ka pasur stabilitet dhe është bazuar për 25 vite, është në tranzicion, mbase edhe nuk ekziton më si më parë.
-SHBA nuk po ofron më përkrahje falas
-Strategjia e Mbrojtjes Amerikane po ndryshon
-Buxheti i Pentagonit po zvogëlohet dukshëm menjëherë nga e hane (24 shkurt) dhe do të vazhdoj në vitet e ardhshme për 290 miliardë dollarë
-Europa nuk është më pjesë e vendimmarrjes globale si më parë e as nuk mund të mbuloj vakumin në siguri që mund të krijohet
-Diplomacia është transformuar në interesa imediate të menjëherëshme, krahasuar me diplomacinë afatgjatë të bazuar në bashkëpunim dhe qëndrueshmëri
Kosova duhet me i marrë parasysh këto ndryshime dhe me u adaptu në situatën e re. Nëse nuk adaptohet dhe habitet në politika grupre lokale partiake dhe harron interesin kombëtar, atëherë dëmnet munden me qenë të pariparusheme.
Disa hapa që duhet të konsiderohen menjëherë janë:
1. Rritja e investimeve në mbrojtje
2. Ndryshime dramatike në strategjinë, qasjen dhe angazhimin në diplomaci
3. Fokus në ekonomi që të gjenerohet më shumë resurse për investime të nevojshme
4. Thellim i aleancave strategjike, zgjerim dhe bashkëpunim sidomos me SHBA, Britani, Gjermani dhe Turqi
5. Marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje me aleatët rajonalë, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë
Me buxhetin aktual, Kosova nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha, prandaj nevojitet rritja e borxhit publik deri në 40%, për të ngritur rreth 3 miliardë euro shtesë për investime të menjëhershme në mbrojtje dhe ekonomi.
Qeveria e ardhshme duhet të jetë sa më e gjerë dhe stabile. Kosova nuk duhet të shkojë nga zgjedhjet në zgjedhje, duke lejuar vakum institucional dhe mungesë fokusi strategjik.
Duhet sa më shumë konsultime të brendshme, bashkëpunim dhe sinergji, për të nxjerrë më të mirën nga shoqëria dhe demokracia e re.
Periudha e ardhshme mund të jetë ndoshta më sensitive për Kosovën dhe një veprim i gabuar mund të ketë pasoja të paimagjinueshme më parë.
Vendimet e ardhshme mund të jenë shokuese në disa raste. Rrjedhimisht, asnjë veprim i brendshëm, asnjë pozicion dhe strategji nuk duhet të merren pa konsideruar strukturën dhe gjendjen globale, e cila është në lëvizje të vazhdueshme dhe pa një bosht të qartë.


