Kombëtarja shqiptare e futbollit është ngjitur në vend të 66 në renditjen e FIFA-s.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja në muajin gusht ishin në vend të 69, por paraqitjet e mira në takimet kualifikuese të Botërorit Katar 2022 në shtator kanë ndikuar në këtë pozicionim të ri.
Shqipëria fitoi 2 nga 3 sfidat e luajtura në shtator, ndaj Hungarisë me rezultatin 1-0 dhe ndaj San Marinos me rezultatin 5-0 në shtëpi, ndërsa u mund në Varshavë nga Polonia me rezultatin 4-1 në sfidën e 2 shtatorit.
Edhe Kosova është përmirësuar në renditjen e muajit shtator. “Dardanët” renditen të 109 si asnjëherë më parë, ndërsa janë ngjitur me 6 pozicione.
Në tri takimet kualifikuese të Botërorit, Kosova mposhti Gjeorgjinë, barazoi me Greqinë dhe u mund nga Spanja.
Vendi i parë në renditjen e kombëtareve të futbollit, vazhdon që të mbahet nga Belgjika, e pas tyre vjen Brazili.
Në vend të tretë është Anglia, e pas saj Franca. Kampionia e Europës, Italia mban vendin e pestë në renditje, kurse Gjermania e 14-ta.


