Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mësojnë kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s, sot në orën 12:00, transmeton GazetaBlic Sport.
Kosova është pozicionuar në vazon 4, kurse Shqipëria ndodhet në vazon e tretë, andaj mund të ketë edhe një përballje direkte mes tyre.
Vazot e shortit:
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka dhe Austria;
Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Çekia dhe Norvegjia;
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Izraeli;
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania;
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.
Faza e grupeve kualifikuese të UEFA-s do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025. Ajo do të ndjekë një format të njohur, me 12 grupe me katër ose pesë ekipe dhe fituesit e grupeve do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës FIFA.
Katër vendet e mbetura do të vendosen më pas në mars 2026 në një play-off të UEFA-s me 16 ekipe që përfshin 12 nënkampionët e fazës së grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të UEFA Nations League 2024-25, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës si fitues të grupeve dhe as nuk kanë hyrë në play-off si nënkampione në grup.
/GazetaBlic Sport/