Lajme

Kosova dhe Shqipëria me shtëpi për trajnimin e forcave të policisë

01/23/2024 13:23
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri.

Ai bashkë me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, sot ishin në Vlorë për të ndarë një shtëpi për trajnime të përbashkëta të policisë.

“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, ka thënë Sveçla.