Sot Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha, qëndroje për vizitë në Podgoricë për të thelluar bashkëpunimin me autoritete Malaziase në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit veterinarë.
Ai u prit nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave z. Vladimir Jokovic dhe homologun e autoritetit të ushqimit z. Vladimir Djakovic.
Temat e diskutimit ishin bashkëpunimi në shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve për të rritur sigurinë e produkteve ushqimore për konsumatorët e dy vendeve.
“Në fushat specifike ku njëri autoritet posedon ekspertizë me të lartë të ndaj përvojat me autoritetin tjetër. Kosova do të ndihmohet sidomos në fushën e kontrollit të produkteve të detit, fushë të cilën Mali i Zi e ka shumë të zhvilluar.
Në muajt e ardhshëm, do të punohet edhe në krijimin e lehtësirave të të berit biznes mes dy vendeve. Sidomos në kontrollin kufitar Veterinar dhe Fitosanitar”, thuhet ne njoftim.