Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar përmes një postimi zyrtar për nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë mes Institutit Arkeologjik Gjerman dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, që shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin arkeologjik mes dy vendeve.
“Sot, Instituti Arkeologjik Gjerman dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan një marrëveshje kornizë që ngritë në një nivel të ri bashkëpunimin tonë në fushën e arkeologjisë,” njoftoi Ambasada Gjermane.
Marrëveshja u nënshkrua nga Dr. Lukas Werther dhe Bislim Bislimi, në prani të ambasadorit gjerman Jorn Rohde dhe ministrit Hajrulla Çeku.
Ajo synon të vendosë themelet për projekte të reja të përbashkëta dhe shkëmbim të ekspertizës profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore.
Ambasada e cilësoi këtë zhvillim si “kohë emocionuese për trashëgiminë kulturore”.