Lajme

Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave

01/20/2026 20:33
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot në Uashington D.C. është nënshkruar marrëveshja për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se ky hap pason takimin dhe marrëveshjen me Kryeministrin e Bahamas, Philip E. Davis, pas njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor.

Sipas Osmanit, kjo marrëveshje forcon partneritetin mes dy shteteve dhe i afron më shumë qytetarët e tyre.