Lajme

Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje doganore

12/04/2024 09:27
nga:N K

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme doganore me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, z. Mohammed Al Jadaan, raporton GazetaBlic.

Sipas Muratit, marrëveshja u nënshkrua në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrin pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave z. Agron Llugaliu dhe atasheun doganor z. Bekim Mehmetaj.

Murati u shpreh se marrëveshja e nënshkruar, adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, shkroi ministri.

Po ashtu, sipas tij, Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike.

Postimi i plotë: