Sporti

Kosova – Burkina Faso: Vlera e skuadrave

03/24/2022 14:53
nga:E K

Kosova sot nis rrugëtimin e saj në epokën e re të menaxhimit me trajnerin francez, Alain Giresse, ku do ballafaqohet me Burkina Fason në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Giresse erdhi në pozitën e të parit të Kosovës, pas shkarkimit të Bernand Challandes i cili dështoi të arrinte rezultate pozitive me “Dardanët” në periudhën e fundit të udhëheqjes së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Kundërshtari i Kosovës, Burkina Faso pati një kampanjë të shkëlqyer në Kupën e Afrikës, AFCON 2022 duke arritur deri në gjysmëfinale të kësaj gare.

Sipas faqes së vlerësimeve të çmimeve të lojtarëve, ‘Transfermarkt’ Burkina Faso ka vlerë më të madhe të lojtarëve.

Burkina Faso vlerësohet me 73.78 milionë euro, kurse Kosova me 68.45 milionë.

/GazetaBlic Sport.