Sporti

Kosova barazon me Zvicrën, shuhen shpresat për kualifikim në “Euro 2024”

11/18/2023 22:39
nga:E K

Kosova ka barazuar në udhëtim me Zvicrën në rezultat 1-1.

Dardanët morën një barazim dinjitoz, por që zyrtarisht shuhen gjasat për kualifikim në “Euro 2024“, shkruan GazetaBlic Sport.

Vargas realizoi për epërsinë e zviceranëve në minutën e 48’të të takimit.

Në anën tjetër Kosova barazoi shifrat me anë të sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni në minutën e 82’të.

/GazetaBlic Sport/