Sporti

Kosova – Austria, renditja e dy kombëtareve në FIFA

10/04/2026 16:03
nga:Mergim Rreci

Përveç diferencës në vlerën e skuadrave, Kosova dhe Austria dallojnë edhe në renditjen botërore të FIFA-s.

Kosova aktualisht pozicionohet në vendin e 78-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Austria gjendet në pozitën e 23-të.

Kjo nënkupton një diferencë prej 55 pozitash mes dy përfaqësueseve.

Për Kosovën, pozita e 78-të përfaqëson një tregues të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, ndërsa Dardanët synojnë të vazhdojnë ngjitjen në renditjen botërore përmes rezultateve pozitive.

Austria, në anën tjetër, renditet dukshëm më lart dhe hyn në këtë përballje si një prej përfaqësueseve më të pozicionuara në grup.

Megjithatë, renditja e FIFA-s është vetëm një tregues statistikor dhe nuk përcakton rezultatin e një ndeshjeje, me rezultatin që do të vendoset në fushë.

/GazetaBlic Sport/