Lajme

“Kosova asnjëherë në histori s’ka pasur qeveri më jokompetente”

12/15/2021 22:20
nga:Q R

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, e ka cilësuar qeverinë Kurti si qeverinë më të papërgjegjshme në historinë e qeverive që ka pasur Kosova.

“Kosova mund të ketë pasur qeveri të korruptuar por asnjëherë në historinë e saj Kosova nuk ka pasur një qeveri më të papërgjegjshme dhe më jokompetente se qeveria Kurti”, ka shkruar Muhaxheri në një postim në Facebook.

Zëdhënësi i KEDS-it: Krejt Kosova ka rrymë, mos iu besoni rrenave!