Lajme

Kosnett takohet me Armend Mehaj, këto çështje u diskutuan

04/14/2021 15:46
nga:Q R

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në këtë takim Mehaj tha se mbështetja e deritanishme e ShBA-së ka qenë jetike në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

“Ministri Mehaj, në vazhdim e njoftoi ambasadorin Kosnett edhe me objektivat kryesore të tij duke shprehur vullnetin për realizimin e tyre në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me SHBA-në dhe vendet tjera partnere. Ai theksoi se FSK është dhe do të jetë forcë profesionale me vlera dhe standarde të vendeve të NATO-s nën kontrollin civil demokratik dhe gjithnjë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Kurse, Kosnett në këtë takim u zotua se ShBA-ja do ta vazhdojë partneritetin me Kosovën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në vazhdim, ambasadori Kosnett, premtoi se SHBA, përmes bashkëpunimit me Armatën e SHBA-ve, Gardën Kombëtare të Ajovës, dhe programeve tjera, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”.

Alarmante: 14 të vdekur dhe 701 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit