Lajme

Korporata Rugove dhe Ministria e Drejtësisë bashkohen për “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”

11/26/2024 10:42
nga:G B

Korporata Rugove ka njoftuar për bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Ky bashkëpunim synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të luftojë dhunën me bazë gjinore në shoqërinë tonë.

Në kuadër të këtij partneriteti, Korporata Rugove ka prodhuar 1,000,000 shishe uji me mesazhin e fuqishëm: “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR – MOS HESHT – RAPORTOJE DHUNËN! #thirr192”.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka, dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe ndalimit të heshtjes ndaj dhunës.

“Së bashku, mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, ku secili ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur”, thuhet në njoftim.