Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit

07/23/2022 19:23
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Nga 2730 testime, 1158 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1195 të shëruar. Në të gjithë vendit janë 9690 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.