Nën dirigjimin e Memli Kelmednit, kori nga Peja “Siparantum” është shpallur kampione e kategorisë “The Open Competition – Musica Sontemporanea” në Olimpiaden Botërore të Korit.
Garat po mbahen në Sint-Maartenskerk të Belgjikës, teksa kori kosovar rrëmbeu zemrat e audiencës dhe jurisë me performancën e tij.
Gara u mbajt nga 30 tetori deri më 7 nëntor, teksa mblodhi artistë e përformues nga e gjithë bota.
Ekipi nga Kosova ishte në konkurrencë me 42 kore të tjera në kategorinë e hapjes dhe përformoi katër këngë: Pax, Siparantum, Amor lo Fallo dhe Nyon Nyon.
Kjo nuk është hera e parë që “Siparantum Choir” përfaqëson dinjitetshëm Kosovën në evenimente ndërkombëtare