Sporti

Koreografi e paparë deri më tani në shqiptari, “Plisat” tallen me polakët në mënyrë epike

10/13/2021 20:12
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë u mposht dje nga Polonia (0:1) në një ndeshje tejet të tensionuar.

Në stadium ishin 22 mijë tifozë, në mesin e tyre edhe “Plisat” e Prishtinës – të cilët shpalosën dy koreografi tejet interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne e duam këtë sport”, ishte njëra prej tyre, kurse tjetra ishte diçka e paparë deri më tani në trojet shqiptare.

Në një baner të shfaqur gjatë ndeshjes, Plisat kishin printuar një “QR Code” që mund të skanohet nga të gjithë që e kanë parë.

Kur skanohet baneri, atëherë shfaqen polakët të cilit ishin përleshur me ‘Plisat’ para disa viteve.

/GazetaBlic Sport