“Nëse Qeveria vendos të mos na dëgjojë, ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë”
Kështu ka deklaruar mbrëmë, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenir, pas ndalimit të dinarit nga BQK-ja.
Në lidhje me këtë deklaratë të Hovenier ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.
Korenica tha se sigurisht që Kosova duhet ta ketë në konsideratë edhe partneritetin me SHBA-të dhe miqtë tjerë ndërkombëtar por është përgjegjësi institucionale e atyre që udhëheqin me shtetin që çështja e dinarit të rregullohet.
“Normalisht duhet ta kemi në konsideratë edhe partneritetin që e kemi me SHBA-të, edhe miqtë tjerë ndërkombëtarë të cilët na kanë mbështetë vazhdimisht në proceset tona integruese dhe shtet-formuese. Por në të njëjtën kohë është përgjegjësia institucionale, e atyre që udhëheqin me shtetin që çështje sikurse ajo e dinarit që ne tashmë po e shohim që krijon debat dhe opinion publik, të rregullohet ashtu siç rregullohen edhe shumë çështje të tjera sa i përket ligjeve në fuqi në vendin tonë”
“Banka Qëndrore e ka rolin e saj edhe është ajo që merr vendime për mënyrën se si duhet të funksionoj sistemi financiar në vendin tonë dhe në këtë drejtim edhe në pjesën veriore të Kosovës, të gjithë qytetarët e Republikës të cilët i konsiderojmë si një tërësi brenda Republikës sonë, duhet ta ‘përqafojnë’ euron dhe jo dinarin. Dinari është valutë zyrtare në Serbi, në Kosovë është euro” deklaroi Korenica për “Gazeta Blic”.
Korenica tha se me rregullimin e brendshëm financiar pamundësohet kontrabandimi, siç ka ndodhur në të kaluarën me futjen e monedhës së dinarit me të cilët është financuar një grup terrorist në pjesën veriore.
“Në këtë drejtim përderisa nuk cënohet asgjë tjetër përveç se rregullimi i brendshëm financiar, normalisht kontrolli sepse me këtë pamundësohet kontrabandimi siç ka ndodhur në të kaluarën i futjes së monedhës së dinarit brenda Republikës së Kosovës me të cilën pastaj është keqpërdor, financu një grup terrorist atje. Të gjithë jemi të njohur për rastin e Banjskës dhe ky lloj kufizimi i’u pamundëson këtyre akterëve që të fusin mjetet ilegale . Të gjithë qytetarët e Republikës të gëzojnë të drejtën e barabartë, që është në këtë rast e drejta që të përdoret euro, dhe kontrolli shtetëror financiar që të mos lejojë asnjë hapësirë që të kemi raste si në të kaluarën që të futen monedha të tilla dhe përmes tyre të keqpërdoren qytetarët në veri të vendit” deklaroi Korenica në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Visar Korenica, LVV!
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, deklaroi se as SHBA-të dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por janë të shqetësuar me mënyrën se si rregullorja planifikon të zbatohet.
“Do ta them atë që e kam thënë jo më larg se dje. Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje. Kryeministri e ka dëgjuar nga unë. Ai e ka dëgjuar këtë nga Jim O’Brien drejtpërdrejt në më shumë se një rast. Unë nuk mendoj se dikush ka dyshime për këto shqetësime të Shteteve të Bashkuara apo të partnerëve tanë sepse, përsëri, kishte një deklaratë të QUINT-it. Nuk jemi të vetëm në këtë shqetësim. Në masën që qeveria është e përgjegjshme ndaj këtij shqetësimi mbi një çështje kaq të ndjeshme se si komunitetet pakicë në Kosovë e ndjejnë se po trajtohen dhe në masën që qeveria i përgjigjet shqetësimeve që ata i ngrenë, për të cilat besojmë se janë legjitime, në masën që qeveria është partnere për të adresuar ato, atëherë ka ndikim pozitiv në partneritetin tonë. Në masën që qeveria vendos të mos i marrë parasysh këshillat tona ose të na dëgjojë, është e qartë se ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë. Sikundër e thashë në deklaratën tim dhe sikundër u tha nga Uashingtoni, e dini, kjo ndikon në aftësinë tonë për të qenë avokatë efektivë për Kosovën në arenën ndërkombëtare” deklaroi Hovenier për rtv21 raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
‘Paralajmërimi i Hovenier’, deputetja e VV-së: Nuk shkundet partneriteti me SHBA-të aq lehtë!
Hovenier: Nëse Qeveria vendos të mos na dëgjojë, ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë


