Skuadra e Ballkanit e zhvillon nesër njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference League.
Kampioni i Kosovës këtë të enjte do të përballet në udhëtim me Astana-n në kuadër të xhiros së katërt të grupit C në Ligën e Konferencës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në fakt rezultati pozitiv në këtë përballje i jep shpresa Ballkanit për të kaluar tutje. Aktualisht, Ballkani ka tri pikë, sa i kanë edhe Dinamo e Astana pas tri xhirove të zhvilluara. Këto tri skuadra pritet të luftojnë për vendin e dytë në grup, i cili garanton kalimin në raundin tjetër
Mbi 400 shqiptarë do të jenë në përkrahje të Ballkanit nesër në stadium, kurse përkrahja për kampionin e Kosovës nuk mungon nga të gjitha trevat shqiptare.
Një mesazh i madh motivues për Ballkanin vjen nga ish futbollisti i kësaj skuadre, Meriton Korenica, i cili nga Ballkani u transferua tek Manisa në Turqi.
“Ballkani nuk dorëzohet lehtë, ka një grup shumë të fortë dhe besoj se do të merr pikët e plota. Futbollistët kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve sepse e meritojnë, po e përfaqësojnë futbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme, unë gjithmonë i shikoj dhe ju uroj shume suksese“, tha Korenica në mesazhin e tij për ‘GazetaBlic Sport’.
/GazetaBlic Sport/