Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të parë prej vitit 2017, kanë njoftuar zyrtarët e Koresë Jugore.
Raketa, e cila ka rënë në ujërat e Japonisë, ka fluturuar më shumë se një orë dhe ka arritur një lartësi prej më shumë se 6 mijë kilometra.
Zyrtarët japonezë kanë vlerësuar se raketa ka arritur një distancë prej 1.100 kilometrash, e që – në teori nënkupton se mund të arrijë në Shtetet e Bashkuara.
Në javët e fundit, ky shtet ka testuar një mori raketash, duke përfshirë disa që Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë vlerësuar se kanë qenë testime të sistemeve interkontinentale


