Lajme

Koreja e Veriut ndalon divorcin dhe ngrënien e hot-dogut

01/07/2025 10:54
nga:N K

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ua ka ndaluar banorëve të shtetit që udhëheq të hanë hot-dogs, duke e konsideruar këtë si akt tradhtie, ka shkruar DailyMail.

Kushdo që shërben hot-dog ose kapet duke e gatuar do të rrezikojë të dërgohet në kampet e punës.

Jong-Un gjithashtu ka urdhëruar që divorcet mes çifteve të dënohen me punë të rënda. Ai ka thënë se ata që vendosin të ndahen do të “dënohen me kampe pune për të paguar çmimin final të krimit”.

Prishja e martesave po konsiderohet si “veprim antisocial”.