Sporti

Koreja e Jugut – Çekia, përfundon pjesa e parë

06/12/2026 04:49
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Koreja e Jugut – Çekia.

Pjesa e parë e këtij dueli u mbyll me rezultatin e barabartë dhe më të padëshirueshmin në futboll, 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Koreja e Jugut ishte kombëtare më e rrezikshme në pjesën e parë me disa raste shënimi, me sulmuesin Hueng min Son, që tentoi portën në dy raste, por nuk ishte mjaftueshëm i saktë, për të zhbllokuar rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa dy kombëtaret shkuan në pushimin e zakonshëm prej 15 minutave.

/GazetaBlic Sport