Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Kore – Portugali.
1:1 u mbyll pjesa e parë në këtë takim.
Portugezët kaluan në epërsi të hershme ndaj koreanëve.
Ishte Ricardo Horta që realizoi dhe i dha epërsinë të përzgjedhurve të Fernando Santos.
Por, Koreja arritën të barazojnë shifrat.
Në minutën e 27` ishte Young-Gown që shënoi dhe çoi rezultatin në 1:1.
Më pas Portugalia u munduan të rikthejnë epërsinë, por në vend ishte portieri kundërshtar.
Mbetet të shihet se si do mbyllet ky takim pas pjesës së dytë.