Lajme

Korçë: Dyshohet se një grua vdiq nga asfiksia, fëmijet e saj dërgohen në spital

10/19/2025 14:55
nga:Genita C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Maliq të Korçës.

Atje një banesë u përfshi nga flakët, si pasojë dyshohet se një grua e ka humbur jetën nga asfiksia, derisa dy fëmijet e saj janë dërguar në spital.

Siç shkruan Top Channel, shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërkaq policia është ende në vendin e ngjarjes.

Derisa siç raporton Abcnews.al gruaja është e moshës 40 vjeçares derisa fëmijet e mitur të moshës 6 e 14 vjeçare.