Lajme

Korçë: Dy 52-vjeçarë ushtrojnë dhunë ndaj vëllait e kunatës, nisin hetimet ndaj tyre

04/21/2024 22:00
nga:G B

Janë pajisur me urdhër mbrojtës dy persona në Korçë, pasi që dy 52-vjeçarë kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Njëri ushtronte dhunë nga vëllait të tij e tjetri ndaj kunatës, raporton euronews.al.

Dy 52-vjeçarëve u ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. F., 52 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.