Lajme

“Koordinimi serbo-rus per destabilizimin e Ballkanit”

09/25/2021 19:55
nga:M K

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka thënë se gjithë ky provokim i Serbisë është koordinim serbo-rus për destabilizim të Ballkanit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Peci ka thënë se kur del tymi, zjarri nuk është larg, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Koordinimi Serbo-Rus per destabilizimin e Ballkanit:
1. Dodiku dhe Rusia kunder emerimit dhe nuk e pranojne Perfaqesuesin e Larte ne Bosnje dhe Herzegovine, diplomatin gjerman Christian Schmidt.
2. Serbia dhe Rusia jane duke e destabilizuar Malin e Zi, dhe duke e shpjere kete vend buze perplasjes civile.
3. Serbia dhe Rusia me operativet e tyre jane duke e destabilizuar veriun e Kosoves, duke u perpjekur qe te provokojne edhe perplasje ne mes te protestiesve dhe policise ne njeren ane dhe duke djegur godina zyrtare e hedhur bomba ne anen tjeter.
Ndersa ne anen tjeter reagimi i bashkesise nderkombetare eshte perkdheles ndaj Vucicit.
Tolerimi i politikes se Botes Serbe, e cila me se paku ka karakter kulturor, po i ngjet sjelljes se perendimit ne fillim te vitit 1990 me Millosheviqin, e nese vazhdohet keshtu, kesaj politike do i del tymi se shpejti.
E kur del tymi, edhe zjarri nuk eshte larg.

/GazetaBlic/