Koordinatorja humanitare e OKB-së në Ukrainë, Osnat Lubrani ka thënë se Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj kanë dërguar furnizime për 890 mijë njerëz në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Lubrani tha se OKB ishte në gjendje të sillte racione ushqimore, pajisje mjekësore dhe gjëra shtëpiake për mijëra njerëz në zonën e Kharkivit.
Por, sipas tij ndihma humanitare që është dërguar deri më sot, nuk është e mjaftueshme, raporton BBC.
“Ne vazhdojmë të rrisim operacionet tona të ndihmës në mënyrë që të mund të arrijmë tek njerëzit më të cenueshëm në nevojë të madhe. Ne nuk mund të japim ndihma kur granatimet vazhdojnë dhe rrugët janë të minuara. Duhen pauza në luftime për të lejuar kalimin e lirë dhe të sigurt për njerëzit që të largohen në cilindo drejtim që ata zgjedhin”, u shpreh ai.


