Valon Hoti, Koordinator në Sekretariatin e Përgjithshëm, i ka dhënë përkrahje të madhe Agim Bahtirit, duke thënë se do të fitoj pa balotazh në Mitrovicë.
Hoti që mbanë pozitën e tretë në hierarkinë e Vetëvendosjes, thotë se Agim Bahtiri iu ka bashkuar pa asnjë kusht Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i Valon Hotit:
Për fitore pa balotazh në Mitrovicë:
Me Agimin i cili duke qeverisur iu bashkua pa asnjë kusht VETËVENDOSJE!-s.
Me Agimin i cili e do parezervë VETËVENDOSJE!-n duke i prirë Albin Kurti.
Me Agimin i cili qysh herët i qëndroi prapa VETËVENDOSJE!-s për të mos e negociuar për asnjë kusht Mitrovicën.