Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se koordinatori i Listës “Guxo”, Xhevat Demaj, është rikthyer në LDK, raporton Gazeta Blic.
Ferati thotë se Demaj është një aktivist i kahmotshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por që në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ishte koordinator i Listës “Guxo” në Istog.
Shkrimi i plotë:
I urova mirëseardhje në shtëpinë e vet z. Xhevat Demaj, koordinator i Listës Guxo në Istog. Xhevatin e njoh prej shumë vitesh; në fakt, në Istog e njohim të gjithë. Një aktivist i kahmotshëm e i palodhshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai vjen nga fshati Vrellë – vendi ku u themelua LDK e Istogut. Xhevati ka vendosur që të vazhdojë kontributin në LDK, shtëpinë e vet politike, andaj me kënaqësi ju njoftoj që bashkë do jemi, si ngaherë, për fitoren e madhe të 17 tetorit.
Na priftë e mbara, Xhevat!


