Futbollisti i Juventusit, Teun Koopmeiners ka komentuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova pati një mundësi të artë të shënonte për 4:0, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Bashkëlojtari i tij, Koopmeiners u paraqit në një intervistë për gazetarët dhe foli pikërisht për këtë rast të humbur të lojtarit nga Kosova.
“Mund të kishim shënuar për 4:0, ishte një rast i pastër, një mundësi e artë. Edon Zhegrova gjuajti, por shkoi si shkoi. Ai dëshironte të shënonte gol, nuk është faji i tij”, u shpreh Koopmeiners
Kujtojmë që me futjen e Edon Zhegrovës ndryshoi loja e Juventusit ku arriti më pas të çonte ndeshjen në vazhdime, ku pastaj Galatasaray shënoi dy gola


