Sporti

Konyaspor – Galatasaray, Rashica kërkon golin para grumbullimit me Kosovën

03/17/2023 17:15
nga:Mergim Rreci

Konyaspor dhe Galatasary do të përballen me fillim nga ora 18:00 në Turqi.

Pritet të jetë një ndeshje interesante, me mysafirët që kërkojnë fitoren e radhës dhe shkëputjen edhe më të madhe nga Fenerbahce e vendit të dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Milot Rashica është titullar i padiskutueshëm tashmë tek gjiganti nga Stambolli, ku sonte do të luajë ndeshjen e fundit para grumbullimit me kombëtaren e Kosovës.

Ja formacionet zyrtare:

Konyaspor: Sehic, Ahmet Oğuz, Adil, Calvo, Guilherme, Soner Dikmen, Bouchalakis, Mahir Emreli, Marlos, Pozuelo, Muhammet

Galatasaray: Muslera, Boey, Kaan, Abdülkerim, Dubois, Oliveira, Berkan, Barış Alper, Rashica, Kerem, Icardi

/GazetaBlic Sport/