Ka përfunduar ndeshja mes Konyaspor dhe Galatasaray.
Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1, me golin e Rashicës që nuk mjaftoi për gjigantin turk, shkruan GazetaBlic Sport.
Rashica shënoi në minutën e 31-të për 0 me 1, por vendasit barazuan dhe e përmbysen rezultatin në pjesën e dytë.
Në fakt, Rashica shënoi edhe golin e dytë personal, por që fatkeqësisht u anulua për pozitë jashtë loje.
Sulmuesi kosovar u vlerësua me notë 7.5 për paraqitjen e tij, që është një notë shumë pozitive.



