Lajme

Kontrollohen dy shtëpi në veri, gjenden armë, radio lidhje e llap-topa

02/15/2024 08:54
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, në dy raste të ndara në veri të vendit.

Sipa njoftimit, gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar fishekë, armë, gaz maskë, radio lidhje, e llap-topa.

“ Rr. Luja Braja, Mitrovicë Veri 14.02.2024 – 16:33. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 19 fishekë të armës së gjuetisë, 3 thika, një dylbi, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste, dy llop-topa, një jelek taktik. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.

Rr. Knjaz Milos, Mitrovicë Veri 14.02.2024 – 16:20. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.