Lajme

“Kontrolli i Shpejtësisë”, realizohen 4,361 gjoba nga policia

08/15/2023 15:58
nga:N K

Policia e Kosovës përgjatë periudhës 7 deri më 13 gusht, ka realizuar 11,934 kontrolla të automjeteve, ku janë shqiptuar 4,361 gjoba, në kuadër të planit “Kontrolli i Shpejtësisë”, raporton Gazeta Blic.

“Në kuadër të javës të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 07 deri 13 gusht 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,477 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 11,934 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 4,361 gjoba”, thuhet në njoftimin e policisë.