Lajme

Kontrolle në shkolla të Mitrovicës së Jugut e Skenderajt, gjenden armë zjarri e thikë- Policia jep detaje

05/20/2026 16:56
nga:L J

Policia e Kosovës, ka njoftuar për disa kontrolle që janë kryer në shkolla të Mitrovicës së Jugut, dhe në të Skenderajt, ku është konfiskuar edhe një armë zjarri nga një nxënës.

Në njoftim shtohet se, tek nxënësi i shkollës së mesme të lart në Skenderaj, ku kontrolli është kryer nga vetë stafi i shkollës atje, është gjetur arma, 19 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë e armës së gjatë.

‘’Policia ka konfiskuar të gjitha gjësendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në stacion policor’’, thuhet mes tjerash në njoftim.