Gazeta spanjolle, Marca zbulon se trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka nënshkruar një kontratë që do të zgjasë përtej verës së ardhshme.
Ndërsa Los Blancos nuk i zbuluan kushtet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes së tij, trajneri i sapoemëruar thuhet se ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare.
Ish-trajneri i Castilla-s do të udhëheqë gjigantët spanjollë përtej qershorit, përveç nëse objektivat nuk përmbushen dhe klubi vendos të zgjedhë një trajner të ri të profilit të lartë.
Pasardhësi i Xabi Alonsos po përgatitet për debutimin e tij si trajner kundër Albacete në raundin e 16-tave të Kupës së Mbretit sonte.
/GazetaBlic Sport


