Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së martë, ka ndodhur një rast i kontrabantës nga Serbia që ka hy në territor të Kosovës, saktësisht në Zubin Potok, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit të PK-së, gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike.
Në lidhje me këtë, është arrestuar një i dyshuar.
“Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në njoftim.