Lajme

Kontrabandë me atlete, ndalohet serbi në pikë kufitare Jarinje

03/08/2024 12:32
nga:N K

Dogana dhe Policia e Kosovës në Pikën Kufitare në Jarinje, kanë hasur në dy raste me mallra të fshehura .

Rasti i parë:

Në maunen e cila transportonte mallra për Kosovë ngasësi i maunes qytetar i Serbisë kishte te fshehura mallra në kabinën e vozitësit.

Rasti i dytë:

Në maunen i cili transportonte mallra për Kosove ngasësi i maunes qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra si: Atlete për të rritur “Adidas Yeezy “ – 25 palë dhe atlete për të rritur “New Balance 550 “ – 50 pale.