Lajme

Kontrabanda me barna në veri, eksperti i sigurisë me analizë: Kosova të jetë vigjilente

08/04/2022 21:56
nga:G B

Ditë më parë, në veri të vendit Policia ndaloi një autoambulancë pa dokumentacion, që po kontrabandonte barna.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë një analizë.

Fillimisht, ai pyet se a është ajo autoambulancë pronë private apo publike, raporton Gazeta Blic.

“Nëse është publike, a do të thotë kjo edhe njëherë që gjithë infrastruktura e shtetit të Serbisë që e ka, e kanë vendosur në dispozicion për krimin në veri të vendit”, thotë ai.

Ai ngreh dyshime edhe për barnat që po kontrabandoheshin.

“Barnat a kanë pasur për destinim ndonjë depo ilegale për t’i supportuar strukturat kriminale të Serbisë dhe atyre paralele në rast të paraqitjes së nevojës në terren? Këto barna të kontrabanduara a kanë pasur për qëllim vetëm pjesën veriore apo kanë pasur qëllim edhe komunat tjera ku jeton komuniteti serb? Çka ka pasur në autoambulancë cilat barna, llojet e tyre a ka qenë material shpenzues apo material qe mund të jep indekicion për ndonjë veprim eventual operacional”, shton eksperti i sigurisë.

Shala po ashtu pyet se kush ishte persobi që po ngiste autoambulancën dhe për hyrje-daljet e automjetit.

“Personi në fjalë a ka shteti informacione për aktivitetin e tij a ishte pjesë e ndonjë strukture paralele apo ndonjë familjar i tij punon në ndonjë strukturë të sigurisë në Serbi? Sa herë ka hyrë ky automjet në Kosovë (historik të hyrjeve dhe daljeve në territor të Kosovës)? A ka indikacione apo informacione operacionale që me këtë automjet janë bartur armë apo ndonjë mjet tjetër të rrezikshëm?”, shton ai.

Krejt në fund, ai thotë se mbetet të analizohet tutje varësisht se si rrjedh procesi i hetimeve.

“Pra, le të mbetet të shihet dhe të analizohet se si do të rrjedh procesi i hetimeve. Institucionet e Kosovës duhet që të jenë vigjilent si pasojë e presionit politik që është duke ndodhur Kosova tani”.