Lajme

Kontrabanda me barna, konfiskohen 100 paketime në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë

09/30/2021 12:06
nga:M K

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna në pikën kufitare Vërmicë.

Në njoftimin për media thuhet se në pikë kalimin kufitar të Vërmicë, është selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Shqipërisë, gjatë kontrollit është hasur në barna me banderolla të Shqipërisë rreth 100 paketime.

“Me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore, të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

GLPS: Për 2 vjet vetëm 10 aktakuza për krim të organizuar, kryesisht për narkotikë