Lajme

Konstituimi i Kuvendit, Nagavci: Na duhet vetëm një votë dhe mirëkuptim nga partitë e tjera parlamentare

04/25/2025 11:38
nga:Gazeta Blic

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se kësaj partie i duhet vetëm edhe një votë që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit dhe kështu të konstituohet ky institucion.

“Jemi në njohuri të të gjithë situatës së krijuar. Zoti Dehari i ka ftuar në konsultime, konsultimet do të thonë se duhet me pasë vullnet të dyanshëm”, tha ajo, transmeton Klanksova.tv.

“Na nevojitet vetëm një votë, një mirëkuptim, një konsensus nga partitë e tjera parlamentare”.