Lajme

Konkursi për inspektorë të arsimit, nga 696 aplikantë, 338 prej tyre kaluan verifikimin paraprak

06/04/2024 17:56
nga:Sh R

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është përmbyllë faza e parë e procesit të konkursit për 33 inspektorë të arsimit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga 696 aplikantë, 338 prej tyre e kanë kaluar verifikimin paraprak.

“Në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim, në prill të këtij viti kemi hapur konkurs për 33 inspektorë të arsimit. Tashmë është përmbyllur me sukses faza e parë e procesit të konkursit”.

“Kanë aplikuar gjithsej 696 aplikantë ku 338 prej tyre e kanë kaluar verifikimin paraprak. Sipas procedurave tani kalohet në fazat e mëtutjeshme të konkursit. Përgëzoj kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të konkursit dhe suksese tutje”, është shprehur Nagavci.