Lajme

Konkursi pë pranim të infermierëve në SHSKUK- Bekim Haxhiu paraqet fakte rreth manipulimeve!

08/12/2023 16:24
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar edhe sot në lidhje me dyshimet për manipulime në konkursin për pranim të infermierëve në SHSKUK, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu ka paraqitur disa fakte rreth këtyre manipulimeve .

Ai ka ftuar Prokurorinë të merret me rastin.

“Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve.Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë.Ndersa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj” shkruan Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Fakte rreth manipulimit dhe keqpërdorimeve në konkursin për infermierë në SHSKUK.

Faktet po mi dergojnë ata që kanë pësuar nga keqpërdoruesit, pra nga zyrtrarët kompetent të ShSKUK-së.

Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve.

Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë.

Ndersa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj.

Ftoj prokurorinë që të merret me keqpërdorimet dhe manipulimet në konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK-së.